Përplasje në seancën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit: “Mjaft, mos fol me thashetheme”, ndërhyn edhe gjykata

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO, u regjistruan çaste të forta tensioni, teksa ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, patën një përballje verbale në prani të trupit gjykues.

Në deklarimet e tij, Meta u shpreh se nuk ka ushtruar asnjë ndikim politik, të ligjshëm apo tjetër, as për Adrian Shatkun dhe as për persona të tjerë. Ai mohoi ekzistencën e çdo mesazhi të tij për Monikën, Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston apo për çështje që lidhen me veprime të ligjshme, duke i cilësuar të gjitha si shpifje.

Të lidhura

None found

Po ashtu, Meta tha se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me Theodhori Canin, për të cilin u shpreh se është “nga ata grekë që ka therur çamë”, duke shtuar se kjo është “histori greke e UDB-je”. Sipas tij, edhe Adrian Shatku duhej të paraqitej për të sqaruar çdo pretendim që lidhet me këto akuza.

Ai deklaroi më tej se është rrëmbyer mbi bazën e një letër-porosie, e cila, sipas tij, më pas ndryshoi, pasi rezultoi se ai nuk kishte lidhje me pagesat në fjalë. Meta këmbënguli se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, qoftë të ligjshme apo shoqërore, për askënd, ndërsa për veprimet e Kryemadhit tha se “i di vetë ajo”. Sipas tij, nëse do të kishte pasur veprimtari të tilla, historitë me përqindje do të ishin shfaqur në celularin e tij.

Pas kësaj, Kryemadhi reagoi duke e kundërshtuar, duke i thënë se ajo që po thoshte nuk ishte e vërtetë dhe se ai po fliste mbi bazën e fjalëve që, sipas saj, i sillte Altin Dumani. “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?” tha ajo.

Më pas, Kryemadhi e pyeti: “Po ku e di ti a janë të vërteta?”, ndërsa Meta iu përgjigj shkurt: “Unë merrem me prokurorinë.” Në vijim, Kryemadhi i tha: “Bëhu ushtar i prokurorisë…”

Teksa përplasja mes tyre vazhdonte në sallë, gjykata ndërhyri dhe paralajmëroi Monika Kryemadhin se, nëse nuk zbatonte urdhrat, do të përballej me gjobë dhe do të nxirrej jashtë nga seanca.

Pasi mori vërejtjen nga gjykata, Kryemadhi deklaroi: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhej në sallë.

Nga ana e saj, gjykata paralajmëroi: “Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.”

Në vijim të qëndrimit të tij, Ilir Meta tha se ai po i referohej pretendimeve të prokurorisë ndaj tij dhe atyre episodeve që, sipas prokurorisë, konsiderohen kompromentuese. “Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë”, u shpreh ai.

Duke folur për Adrian Shatkun, Meta tha se për të kuptuar të gjithë këtë “përrallë”, po pretendohet se ai kishte shkuar në Marok për shkak të Adrian Shatkut. Sipas tij, prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Meta shtoi se, sipas prokurorisë, ndikimi i Shatkut mbi të paraqitet aq i madh sa ai po udhëtonte në Marok për të.

Ai vijoi duke thënë se, sipas SPAK, Shatku kishte pretenduar se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai, ndërkohë që vizita ishte shtetërore. Meta nënvizoi gjithashtu se në Marok kishin qenë edhe biznesmenë të tjerë.


Shtuar 24.06.2026 12:40

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomrobinbetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetmeritkingUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş