Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me tensione, pasi në hyrje të Kuvendit ka përplasje mes deputetëve të përjashtuar të opozitës edhe gardës, pasi nuk po lejohet të futen brenda.
Ndërkohë brenda sallës së seancës plenare ku ndodhet një grup deputetësh është ndërprerë energjia elektrike.
Sakaq në nisje të senacës deputetët e pranishëm në parlament kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit katastrofik në Turqi e Siri./albeu.com/