Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka hedhur poshtë me tone të forta pretendimet e kreut demokrat Sali Berisha, i cili e kishte akuzuar atë për blerjen e një apartamenti në një lagje luksoze të kryeqytetit.
Duke marrë fjalën në Kuvend, Çaushi e akuzoi Berishën se ka përhapur informacione të pavërteta për banesën e saj. Ajo sqaroi se objekti në fjalë është porositur dhe se godina nuk ka hyrë ende në fazën e ndërtimit.
Të lidhura
None found
”Unë kam nënshkruar një marrëveshje për një shtëpi, punimet e së cilës as nuk kanë filluar akoma, Sali, ndryshe nga sa pretendon ti dhe shtypi që të mbështet, për çmimin dhe madhësinë. Ky është specialiteti yt: të manipulosh të vërtetën,” u shpreh ajo.
Më pas, ajo e zhvendosi vëmendjen te tubimi i opozitës, duke e quajtur atë një rast unik global ku qytetarët mblidhen për të kundërshtuar njëkohësisht ekzekutivin, opozitën dhe udhëheqësin e saj.
“Gjej Sali, të lutem, një shembull tjetër në planet ku protestohet kundër qeverisë dhe po ashtu kundër opozitës e liderit të saj. Ai podium nuk shërben si tribunë politike për vesin tënd, as për të përhapur gënjeshtra. Shikomë drejt e në sy, Sali. Ti manipullove opinionin për reformën time dhe për banesën,” theksoi ajo.
