Përplasja e trenave në Greqi, dëshmitë rrëqethëse: Po gjenim njerëz të vdekur në fusha, në vagonët e parë s’kishte të gjallë

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash dhe vagonët janë përfshirë nga flakët.

Numri i të vdekurve është vazhdimisht në rritje, shumë pasagjerë janë plagosur rëndë, djegur dhe amputuar.

Treni i pasagjerëve, që kryente linjën Athinë – Selanik dhe nisej në orën 19:22, doli nga shinat jashtë tunelit të Tempit në lartësinë e fshatit Evangelismos, pas përplasjes së rëndë me një tren mallrash që përshkonte linjën Selanik – Larisa.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00 dhe vagonët janë përfshirë nga flakët.

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Zjarrfikësja, numri i të vdekurve tashmë është 32.

55 të lënduar po trajtohen në spitale, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Tashmë kërkimi i ekipeve të shpëtimit është përqendruar në dy vagonët e parë që thuajse janë shkatërruar nga intensiteti i përplasjes.

Vinçat ngrenë vagonët për të nxjerrë njerëzit.

Nikos, i cili punon në vendin e aksidentit, foli për MEGA.

“Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerin dhe Elassona në vendin e ngjarjes. Në tre vagonat e para nuk ishte e mundur të afrohesha shumë”.

Shpëtimtari përshkroi situatën e personave që panë: “Situata ishte tragjike, pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona që nuk ishin gjallë dhe në vagona, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë”.

Shpëtimtari tha se në mesin e të vdekurve ka fëmijë shumë të vegjël, mes tyre edhe studentë”./Albeu.com/.


Shtuar 1.03.2023 08:09