Përplasjen e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës sot në Komisionin e Edukimit, ambasadori holandez në Tiranë, e ka cilësuar si ‘skenë të papranueshme’.
Reinout Vos, shkruan në platformën ‘X’: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”.
Unacceptable scene in parliament today. I won’t show the images.
— ReinoutVos (@ReinoutVos) January 17, 2024
Çfarë ndodhi sot në komisionin parlamentar të Edukimit
Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Edukimit që drejtohet nga Flutura Açka.
Gazment Bardhi i ka kërkuar Flutura Açkës që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.
“Jo me dorë, mos më prek”, dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.
Debati:
Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës.
(Flamur Noka shkul mikrofonin)
Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra
Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin
Noka: Turp
Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore
Bardhi: Për çfarë i bën këto skena?
Acka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konference