Përplasi për vdekje dy të miturit që po luanin, Policia arreston shoferin që tentoi t’i arratisej, fëmija tjetër niset me urgjencë drejt Tiranës

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar këtë të diel në një nga lagjet e qytet bregdetar, ku për fatin e keq humbën jetën dy fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Përmes një reagimi zyrtar Policia ka konfirmuar se fatkeqësisht dy të miturit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra si pasojë e përplasjes me mjet nga 57-vjeçari me ininciale N.R. Ndërkohë që miku i tyre, rreth 10 vjeç po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sa i përket shoferit, efektivët kanë bërë të mundur arrestimin dhe shoqërimin e tij për në komisariat.

57-vjeçar me ininciale N.R, rreth orës 14:20 përplasi me automjetin e tij tip “Benz” tre fëmijët e mitur, rreth moshës 10 vjeç, të cilët ishin duke luajtur me top në lagjen e tyre nr.15 në qytetin bregdetar.

Fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes duke ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar më 3.05.2026 15:48

Tags: ,
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş