Përplasi për vdekje 35-vjeçaren, arrestohet shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ditën e djeshme, teksa sot ka rënë në pranga shoferi.

Ky i fundit përplasi 35-vjeçaren Matilda Salla, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 14.09.2023 13:21