Përplasi me makinë këmbësorin, në pranga 34-vjeçari në Lushnje

Dy persona janë arrestuar në Lushnje dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Në pranga ka rënë 34-vjeçari me iniciale R.K pasi automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësor. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 46-vjeçar pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe një 35-vjeçar pasi dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Një 34 vjeçar me iniciale R. K., banues në Lushnjë është vënë pranga mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skender Libohova”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Po ashtu Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin L. E., 46 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij.

Sakaq, shpalli në kërkim shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, sepse dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit. Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. V., 64 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 53-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.01.2025 17:06