Përplasi disa makina dhe plagosi 9 persona në Tiranë, shoferi i urbanit: Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë

“Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, ky është rrëfimi i Agron Xhafës, shoferit 63-vjeçar i urbanit të Unazës në kryqytet që shkaktoi dje aksidentin masiv afër Urës së Tajvanoit, duke lënë të lënduar 10 persona.

Xhafa  u arrestua dje me akuzën e shkeljea  së e regullave të qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit.

Mesditën e djeshme autobusi i linjës së “Unazës” mori para disa makina te zona e Shallvareve në Tiranë, duke lënë 10 të plagosur.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga AlbEU.com. autobuzi “Green Line” vjen me shpejtësi dhe fillimisht godet d mjete të cilat ndoheshin në anën e majtë të karrexhatës, dhe më pas përplas dhe disa mjete të tjera, ku njëri prej tyre përplaset me një pemë.

Ndëkohë shihet edhe momenti kur autobusi ngrihet në ajër pas përplasjes.

Fatmirësisht pati vetëm dëme të lehta për pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve, si dhe shpëtuan për mrekulli qytetarët që ndodheshin buzë rruge, pasi nëse do të përplaseshin nga autobusi do të kishim një situatë fatale.

Kujtojmë që në 29 prill të vitit të kaluar një tjetër autobus i flotës “Green Line” përplasi një makinë të vogël, dhe të dy mjetet përfunduan në Lanë, si dhe mbetën të plagosur 3 persona./albeu.com/