Përplasi 2 efektivët me “Range Rover”, merret vendimi për “pilotin” e Durrësit

Drejtuesi i mjetit Range Rover, që aksidentoi dy policët në Durrës, është lënë në burg.

Në seancën ndaj shtetasit Hysen Pici është caktuar masa arrest me burg ndaj tij.

Pici aksidentoi me dashje një efektiv policie ditën e enjte në mbrëmje pasi refuzoi t’i ndalonte patrullës policore të ngritur në lagjen numër 1, ku shtetasi në fjalë u kap në flagracë duke ecur me shpejtësi në kundravajtje me mjetin e tij tip Range Rover të bardhë.

Kujtojmë se gjatë seancës Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknexhtësi e sipër./albeu.com/