Përplasi 12-vjeçarin në rrugë, vetëdorëzohet në polici drejtuesi i mjetit

Drejtuesi i mjetit i cili përplasi një 12 vjeçar është vetëdorëzuar në Polici.

Aksidenti ndodhi ditën e sotme(e premte, 01 Dhjetor) në kryeqytet, në zonën e njohur si ‘Ura e Beshirit’.

Mësohet se menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa, vetëm pas 3 orësh ai është paraqitur në Policinë e Beratit aty ku edhe banonte për t’u dorëzuar.

Raportohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.

Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 1.12.2023 22:38