Dy makina janë përplasur në Lezhë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjidarit.
Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por njëri nga mjetet ka marrë flakë.
Shërbime e Policisë dhe të zjarrefiksës ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip”Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.
Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetem dëme materiale.
Sherbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com