Një vajzë 6-vjeçare nga Ukraina, e cila mbeti e plagosur rëndë nga përplasja e dy jet-skive të drejtuar nga babai dhe nëna e saj, dha frymën e fundit në spitalin e Limasolit.
Fëmija 6-vjeçar kishte duke hipur në jet ski, e cila drejtohej nga i ati. Në rrethana të panjohura skafi u përplas me një tjetër jet ski që drejtohej nga nëna.
Fëmija u nxor menjëherë nga deti dhe u tentua t’i jepej ndihma e parë derisa u mor nga autoambulanca.
Fëmija u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin./Albeu.com/