Policia ka vënë në pranga 5 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është dhe Arjan Hoxha, ndaj të cilit gjykata ka caktuar 8 vjet burg.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe B. K., 24 vjeç, banues në Babrru, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të mjeteve që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F. Sh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e dy mjeteve, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesat e tyre.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. N., 19 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka dhunuar fizikisht shtetasin H. L., 63 vjeç, për motive të dobëta./albeu.com