Përndiqte të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Përmet

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar në Përmet  pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur.

Një i ri në Përmet është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një 14-vjeçare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 14:40