Përmirësimi i situatës së Covid, Urgjenca apel qytetarëve: Tregoni kujdes, mos e ulni vigjilencën!

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore u ka bërë apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën edhe pse numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19, në Shqipëri.

Urgjenca ka kujtuar edhe njëherë masat që qytetarët duhet të ndjekin derisa virusi të jetë zhdukur.

“Pavarësisht uljes së numërit të të infektuarëve në vendin tonë, me çeljen e sezonit turistik nuk duhet ulur vigjilenca e gjithësecilit prej nesh për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19. Edhe pse vendi ynë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit të virusit të covid 19, përsa kohë ka ende njerëz që infektohen, duhet pasur shumë kujdes. Ndaj Qendra Kombëtare e Ugjencës Mjekësore u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Ndërsa përsa i përket thirrjeve drejt 127, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1518 thirrje në total, prej të cilave 241 janë thirrje korona, si dhe janë zhvilluar rreth 300 misione në shërbim të qytetarëve.

QKUM u bën apel qytetarëve:

Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë,

Të shmangin grumbullimet,

Të ruajnë distancimin fizik

Të kujdesen për higjenën vetjake dhe

Të vetëizoloheni kur dyshojnë se jeni të prekur nga COVID19.

Bëhuni një shembull për të tjerët duke treguar se si

#TëNdërpresimZinxhirin e transmetimit të #koronavirusit #COVID19”, thuhet në mesazh./albeu.com

Shtuar 24.05.2021 17:56