Përmbytjet në Shkodër/ Banesa dhe stalla bagëtish ende nën pushtetin e ujit

Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me përmbytjet në këtë qark. Aktualisht raportohet banesa, stalla bagëtish si dhe një sasi e madhe toke, që janë nën ujë si rezultat i vërshimeve nga reshje.

Bashkisë, deri në orën 08:00 të kësaj të shtune, raportohen 3020 hektarë tokë të përmbytur, një rritje kjo pas shtimit të reshjeve gjatë orëve të pasdites së djeshme dhe gjatë natës.

Të lidhura

None found

Njoftimi mbi situatën:

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora  08.00 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me oren  17.00)7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me oren 17.00) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me oren 17.00 te dites se premte.

Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 e pa ndryshuar me oren  17.00, nga te cilat 2 me presence uji brenda ne banese ne fshatin Obot.

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1350 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 4 te mjete te kalueshmerise se larte , 2 varke e 15 efektiv te FA).

Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit. Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1.6 m, sip toke e perbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.

Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA. Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 400Ha, nuk ka energji elektrike ne te gjithe njesine.

Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri. Ne Bahçallek 1 mjet , 6 efektiv te FA.