Rreth 100 njerëz kanë humbur jetën nga një rrëshqitje dheu dhe përmbytjet në zytetin brazilian Petropolis, thonë zyrtarët.
Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme.
Shtëpitë në lagjet e kodrës u shkatërruan dhe makinat u rrënuan ndërsa ujërat e përmbytjeve vrapuan nëpër rrugët e qytetit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë në baltë për të mbijetuarit.
Mbrojtja Civile Kombëtare e Brazilit, përmes një postimi në Twitter, tha se 24 persona ishin shpëtuar të gjallë deri më tani dhe 94 vdekje janë konfirmuar.
Ndërkohë 35 persona janë raportuar të zhdukur dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Petropolis është një destinacion popullor turistik në kodrat mbi Rio de Zhaneiro, i cili dikur ishte ikja verore për monarkët e Brazilit në shekullin e 19-të.
Por pasi një muaj shi ra në qytet në vetëm tre orë, pjesa më e madhe e hijeshisë së tij mbretërore ishte në gërmadha, me shtëpi dhe dyqane të shkatërruara nga përmbytjet.
https://youtu.be/I3yEiuLVI0c