Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Zelëndën e Re, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave nga moti i keq që ka pushtuar vendin së fundmi.
Sot është dita e tretë e reshjeve të dendura në Zelëndanë e Re, ndërsa qyteti më i madh i vendit është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.
Shërbimi meteorologjik i vendit, MetService, ka paralajmëruar për mot më të ashpër sot dhe nesër.
??〰️???☔️ New Zealand’s #Auckland largest city of 1.6 million people, remained under a state of #emergency after it at least 4 fatalities & causing landslides, flash floods & knocking out roads #NewZealand pic.twitter.com/TH9uxhTlK8 https://t.co/jMo8xtq05B
— A Deniz Ekşioğlu (@_AD_CHANEL6) January 29, 2023
Ndryshimet klimatike po bëjnë që fenomente e reshjeve të mëdha të rriten në frekuencë dhe intensitet në Zelandën e Re, megjithëse ndikimi i tyre ndryshon sipas rajonit.
Ministri i Ndryshimeve Klimatike James Shaë theksoi lidhjen me ndryshimin e klimës në një postim të djeshëm në Twitter, ku ai shprehu mbështetjen e tij për të prekurit nga përmbytjet.
Sakaq mësohet se mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike si paosjë e përmbytjeve, ndërsa qindra të tjera kanë mbetur pa ujë./albeu.com/