Shkodra është përmbytur gjatë natës nga reshjet e dendura të shiut.
Rrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji dhe pedonalja thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.
Ndërkohë fatmirësisht sinoptikanët kanë parashikuar përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit gjatë ditës së sotme.