Rreshjet e shiut kanë përfshirë ditën e sotme të gjithë vendin të cilat kanë shkaktar edhe dëme të shumta por edhe bllokime të qarkullimit rrugor për disa qytete.
Vetëm në pak minuta shi që rrugët dhe lagjet e qytetit të Lezhës të përmbyten ku uji ka depërtuar në disa biznese dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Situata më problematike u krijua përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, rrugën pranë shkollave, bllokun e banimit në zonën “11 janari” dhe një pjesë e lagjes “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti në rreth 30 cm dhe lëvizja u bë mjaft e vështirë./albeu.com