Një ngjarje tonditëse ka ndodhur në Pakistan, ku të paktën 20 persona kanë vdekur, shumica prej tyre gra, dhe 30 të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë me më shumë se 100 persona u përmbys në një lum në Pakistanin Qëndror. Varka e mbingarkuar u nis në një dasmë, e cila u përmbys në lumin Indus në rrethin e Sadiqabad. Gati 90 të ftuar, kryesisht gra dhe fëmijë, u shpëtuan nga polumbarët. Të gjithë ata që ishin në bord i përkisnin një klani dhe ishin rrugës për në një martesë familjare përtej lumit, raporton abc.net.au.
“Ne kemi nxjerrë 20 trupa deri më tani. Ne nuk jemi të sigurt se sa njerëz ishin saktësisht në varkë. Ne po marrim vlerësimet vetëm në bazë të llogarive të anëtarëve të familjes”, tha një zyrtar i qeverisë lokale, duke shtuar se rreth 30 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. 35 polumbarë morën pjesë në operacionin për të gjetur dhe shpëtuar më shumë njerëz që ndodheshin në lumë./albeu.com