Përmbyset rezultati në Tiranë, kush kryeson tani?

Referuar të dhënave paraprake të sondazhit të AlbEu duket se gara do të jetë e fortë në disa bashki të vendit, siç janë Shkodra, Kamza, Elbasani apo Durrësi, ndërsa në çdo rast nuk mund të përjashtohet Tirana.

Kliko KËTU për të dhënë mendimin tend për Bashkinë Tiranë

Sondazhi i AlbEu ndodhet prej ditës së djeshme online duke nxitur pjesëmarrje rekord të lexuesve në të.

Paraditja nisi me një numër të madh votash për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi, ndërsa gjatë orëve të mesditës ka kaluar Veliaj në avantazh.

Deri më tani, për Tiranën kanë dhënë pëlqimin e tyre 3 306 persona, ku 1 546 persona kanë mbështetur Veliajn, kurse 1 488 persona kanë mbështetur Këlliçin.

Ndërkohë, kandidatët e tjerë kanë një numër më të vogël votash siç shihet në tabelën e mëposhtme.

Rezultati i deritanishem. KUJDES: Sondazhi eshte ONLINE dhe rezultati ndryshon nga momenti ne moment
Rezultati i deritanishem. KUJDES: Sondazhi eshte ONLINE dhe rezultati ndryshon nga momenti ne moment

Shiko KËTU sondazhin për të gjithë Shqipërinë

Duhet theksuar se sondazhi nuk ka shumë që është hapur dhe rezultati ndryshon nga ora në orë.


Shtuar 18.04.2023 16:04