Rinumërimi i kutisë 3239/00 për Bashkinë Mallakastër ka rinxjerrë në pah një fenomen të shëmtuar të ndryshimit të destinanacionit të votës gjatë numërimit nëpër KZAZ.
Komisioni i Ankesave ka hapur sot këtë kuti duke gjetur aty 63 vota për PDIU-në, gjë e cila ka ndryshuar edhe numrat në Këshillin Bashkiak të Mallakastrës pasi ky subjekt zgjedhor mori edhe mandatin e dytë të këshilltarit pas rinumërimit.
Siç mësoi AlbEu, në procesverbalin e numërimit të votave për këtë QV, PDIU rezultonte me zero vota, pasi votat e saj i ishin shënuar Partisë Socialiste. Kjo e fundit ne procesverbal rezultonte me 161 vota, por në fakt pas numërimit rezultoi se kishte 97 vota duke bërë që të kuptohej se votat e tjera ishin marrë padrejtësisht nga PDIU.
Kështu, pas rinumërimit, rezultoi se PS kishte 97 vota, PDIU 63 vota duke u renditur e dyta në këtë kuti, kurse votat e partive të tjera nuk ishin prekur.
Pas vendimit të KAS-it, tashmë PS nuk do të ketë 10 mandate, por 9 në këshillin e bashkisë Mallakastër, kurse PDIU merr mandatin e dytë.
Këshilltarja më e re e PDIU-së është Giola Lutaj.
Vendimi i KAS është pasqyruar menjëherë edhe në faqen e KQZ-së. /albeu.com