Përmbyset autobusi me studentë, 28 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Vezirkopru të provincës Samsun Turqi, ku një autobus me studentë, është përmbysur.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 27 të tjerë kryesisht studentë, të cilët janë dërguar në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekipi i urgjencës mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.


Shtuar 8.03.2024 08:52