Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e zhvilluar në Bruksel, ku u shënua mbyllja e tre grupkapitujve.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër moment të rëndësishëm për Shqipërinë Europiane.
Të lidhura
None found
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.








