Gjërat po ecin me shpejtësi në Ukrainë. Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit në terren dhe ndërkombëtarisht:
-Në Kiev , trupat ruse kanë arritur në pjesët veriore të qytetit, thotë Ukraina.
-Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon mjete të blinduara ruse në kryeqytet.
-Qyteti u përball me një breshëri të vazhdueshme sulmesh ajrore këtë mëngjes, të cilat shpërthyen dritaret nga disa blloqe apartamentesh dhe lanë kratere në rrugët e qytetit.
-Diku tjetër në Ukrainë , një numër i madh civilësh janë në lëvizje, duke ikur nga luftimet dhe avancimi i forcave ruse.
-Hungaria thotë se ka radhë makinash rreth tre deri në pesë kilometra në anën ukrainase të kufirit të tyre.
-Në një ishull në Detin e Zi, 13 roje kufitare refuzuan t’i dorëzoheshin një luftanijeje ruse dhe u vranë.
-Të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur në sulmet ajrore në të gjithë vendin, thotë OKB.
-Komuniteti ndërkombëtar po reagon ndaj luftës së parë të madhe tokësore në Evropë në dekada.
-Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.
-Rusisë i është hequr edhe gara e Formula 1
-OKB-ja ka dënuar arrestimin e qindra protestuesve kundër luftës në Rusi. Rreth 1800 persona raportohet se janë arrestuar.
-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime në mëngjes me Boris Johnson dhe liderë të tjerë botërorë. Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “plot admirim” për guximin e forcave të Ukrainës dhe dyshja diskutuan sanksionet ndaj Rusisë.