PËRMBLEDHJE/ Pushtimi rus i Ukrainës, gjithçka çfarë duhet të dini deri më tani

Jemi në ditën e 25 të pushtimi rus të Ukrainës. Forcat kanë ndalur se bombarduari pika strategjike, por edhe zona të banuara duke rritur çdo ditë e më shumë viktimat.

Betejat vazhdojnë në disa qytete, me forcat e Putinit që pak kanë përparuar duke bërë të mendohet se ato mund të jenë edhe në një fazë riorganizimi.

Teksa bisedimet e paqes vazhdojnë prej ditësh, rezultatet mbeten ende në vend.

Më poshtë do të gjeni ngjarjet më kryesore:

  • Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se Rusia bombardoi një shkollë arti ku ishin strehuar 400 civilë, përfshirë fëmijë.
  • Mijëra banorë të Mariupolit janë dëbuar me forcë në Rusi dhe më pas janë dërguar me hekurudhë në qytete të ndryshme ekonomikisht në depresion, ku duhet të qëndrojnë, ka pohuar ombudsmeni i të drejtave të njeriut në Ukrainë.
  • Dhjetë milionë njerëz – më shumë se një e katërta e popullsisë – tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë , tha sot kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR.
  • Një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike të Evropës, fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, është shkatërruar nga rusët , tha Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.
  • Rusia ka goditur Ukrainën me raketa lundrimi nga anijet në Detin e Zi dhe Detin Kaspik, dhe ka lëshuar raketa hipersonike nga hapësira ajrore e Krimesë , tha ministria ruse e mbrojtjes.
  • Një sulm në kazermat detare në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të premten vrau më shumë se 40 marinsa , sipas New York Times. Nëse konfirmohet, do të ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të njohura ndaj forcave ukrainase gjatë luftës.
  • Parlamenti ukrainas thotë se 115 fëmijë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus. Ai thotë se të paktën 140 të tjerë janë plagosur.
  • Papa Françesku e ka përshkruar atë që po ndodh në Ukrainë si “çnjerëzore dhe sakrilegjioze” . Duke iu drejtuar dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit për fjalimin dhe bekimin e tij javor të së dielës, ai u bëri thirrje udhëheqësve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme”

 

 

Shtuar 20.03.2022 14:15