Përlotet Rita Lati: Zgjimet në çift? Nuk ka shanse!

Aktorja e mirënjohur Rita Lati ishte e pranishme në programin ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi, ku përjetoi emocione të forta teksa u zhvendos pas në kohë dhe kujtoi babain e saj. Një këngë e Grupit të Smokthinës transmetuar gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” bëri që Rita të përlotet.

“Përse ma bëre këtë Ermal? Është kënga që këndonte babi im, që ka 27 vite që ka ikur. Që e vogël kur shkonim tek dasmat që bëheshin në fshat, mblidheshin të gjithë burra e gra. Kur e këndonte babi, e niste dhe e kthente këngën, mua më dukej sikur gjëmonin muret”, tregoi ajo.

Ermali e pyet për periudhën e pandemisë, për kohën që kaloi në shtëpi nëse e ka bërë që ta vlerësojë këtë kohë qëndrimi me njerëzit e dashur, duke qenë se përherë është me aktivitete.

“Nëse ka një peng të Rozës është kjo dhe më vret. Po si do vinin këto të mira? Si do arrinte Roza të bëhej ajo që donte mami? Për të gjitha këto mami duhej të punonte. Por ky është pengu i Rozës dhe i imi njëkohësisht se nuk di festë që të kem qenë me të”.

A e ka menduar ndonjëherë Rita zgjimin me një partner? Ermali flet per zgjimet në çift dhe këtu nis ‘përplasja’ e tyre edhe mes shumë notave humori. Ajo tha se një grua që është mësuar të jetojë vetëm i del tepër edhe Roza. “Nuk ka shansë që t’i japë njeriut shansin që të mendojë që në mëngjes do çohet me Ritën, bobobo, tmerr, s’ka shanse Ermal!’/abcnews.al

 

 


Shtuar 15.04.2021 18:35