Përleshje në varrimin e gazetares së Al Jazeera, arkivoli gati sa nuk bie në tokë

Ceremonia mortore e gazetares së Al Jazeera Sirin Abu Aklech është shoqëruar me përleshje.

Incidentet shpërthyen pranë pranë spitalit San Josef në Jerusalem, teksa policia izraelite shpërndau një turmë që mbante flamuj palestinezë, sipas gazetarëve.

Pamjet e transmetuara nga televizioni palestinez tregojnë arkivolin e gazetares së Al Jazeera, e cila u vra të mërkurën gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor, në rrezik të rrëzimit në tokë ndërsa policia izraelite shpërndan turmën.

Gazetarja Sirin Abu Aklech u vra të mërkurën nga forcat izraelite. Ajo kishte veshur një lejek që lexonte se ishte gazetare, por plumbat nuk ia kursyen jetën. Momenti dramatik është filmuar nga kamerat, ndërsa ka bërë xhiron e botës./albeu.com