Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje mes nxënësve në Tetovë. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Dje (19-shtator) në ora 16:00 në SPB-Tetovës është raportuar se një orë më parë në afërsi të një objekti hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes gjashtë nxënësve të mitur nga Tetova dhe fshatrat e Tetovës Selcë, Zhelinë dhe Reçicë e Madhe.
Po ndërmerren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.