Një 45-vjeçar nga Kosova humbi jetën gjatë natës në Treviso nga plagët e marra në një përleshje në rrethin e Fierës, pasi u bë pjesë e një sherri që shpërtheu mes anëtarëve të grupeve të ndryshme etnike të huaja në zonën e Ballkanit.
Viktima, sipas mediave italiane, është goditur disa herë me thikë. Pjesëmarrësit e tjerë në episodin, rreth 20 persona, u plagosën në një mënyrë pak a shumë të rëndë. Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile. Policia, Suem dhe policia lokale kanë ndërhyrë në vend. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi./albeu.com