Jorge Vilda nuk është më trajner i Përfaqësueses së Spanjës në futbollin e femrave.
Federata Spanjolle (RFEF) i ka komunikuar këtë të martë trajnerit të deritanishëm dhe drejtorit teknik të futbollit të femrave shkarkimin e tij nga të dyja detyrat.
Të lidhura
None found
Ai shkarkohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares dhe kjo ndodh vetëm pak javë, pasi fitoi titullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjol për femra: Kupën e Botës të zhvilluar në Australi dhe Zelandën e Re.
Deri te ky shkarkim i Vildas erdhi pasi trajneri 42-vjeçar i doli në mbrojtje presidentit të Federatës, Luis Rubiales pasi ky i fundit kishte puthur futbollisten Hermoso.
