Përkeqësohet situata e zjarreve në Përmet, zjarrëfikëset përforcohen nga ushtria

Situata në fshatin Kutal të Përmetit përsa i përket zjarreve ka marrë përmasa të mëdha.

Mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë nisur me urgjencë drejt fshatit Kutal ku prej disa orësh flakët po djeg pemë e kullota.

Punonjësit e bashkisë dhe zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin në fshatin Kutal, banesat e të cilit kërcënohen nga flakët.


Shtuar 31.07.2021 23:34