“Përjashtimi ishte pabesi” Berisha: Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA

I ftuar në emisionin e Arjan Çanit “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat kundër Lulzim Bashës pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha tha se ishte një pabesi nga ana e Bashës dhe se për këtë vendim e ka lajmëruar vetëm 20 minuta para.

Më tej Berisha tha se Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA, dhe shtoi se tashmë ai ka bshkërenduarforcat me Edi Ramën kundër tij.

“Basha i pabesë, një akt që njoftoi 20 minuta para ne telefon, unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Ai e bëri gjithçka për vetën e tij dhe për interesin personal. Basha ka disa vite qe nuk shkon ne SHBA. 3 dite perpara beri nje bisede me mua kur me thote qe na del problemi i ligjit te dekriminalizimit. Aksioni im kundër Lulzim Bashës është rivendosja , konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistë të PD, drejtues të PD për mënyrën se si Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë të statutit. Së dyti Basha më këtë veprim me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën bashkëpunimit me Edi Ramën. Kam pasur gjithmonë dyshime se Basha bashkëpunon me Ramen”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 10.09.2021 21:35