Përjashtimi i medias nga Kuvendi, reagon delegacioni i BE

Sot para Kuvendit është mbajtur një protestë nga gazetarët, pas vendimit se mediat nuk do të lejohen të marrin më pjesë në aktivitetet e Kuvendit.

Pas protestës, ka reaguar delegacioni i BE në Shqipëri përmes një statusi në Twitter.

Në reagimin e BE-së thuhet se, është për të ardhur keq që nuk pati konsultime me mediat përpara adaptimit të rregullave të reja nga ana e Parlamentit.

“Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale.

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014″, thuhet në postim./albeu.com

Shtuar 9.06.2021 07:06