Eutanazia është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë përmes një ndihme mjekësore.
Mjeku Dritan Ulqinaku ka folur në “Wake Up”, ku ka zbuluar se në Shqipëri aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi zgjedhin të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos “torturojnë” familjarët e tyre.
“Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë. Shpesh herë, edhe në familjet tona kemi patur persona që kanë arritur një farë moshe, kanë disa sëmundje të caktuara që ndoshta bien në gjendje kome dhe mjekët thonë deri këtu jemi. Do të vijojmë mjekimet ekstra por vjen një moment që familjari thotë, mos e torturo më, pra nuk ka nevojë më ta operosh apo ta ekzaminosh. Pra leje të vdesë. Kjo është edhe eutanazia pasive, kur mjekësia nuk ndërhyn për t’ia zgjatur jetën, ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën, quhet eutanazia aktive. Edhe kjo vdekje e ëmbël është, quhet vdekje pasive. Ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën quhet aktive”, tha mjeku ndër të tjera.
Tre vende në Europë që e kanë të ligjëruar përdorimin e eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar nga mjeku, vendet e Beneluxit (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu).
Ndërkohë vetëvrasjen e asistuar nga mjekët e kanë të ligjëruar Zvicra, Gjermania, Finlanda dhe Austria. Vende si Spanja, Suedia, Anglia, Italia, Hungaria dhe Norvegjia.