Në dosjen e SPAK janë zbardhur bisedat e avokates Florida Beut që dha lekë për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme me shoqen e saj, Majlinda Hasani.
Beu i tregon për peshkun që i ka dhënë ish-zv/ministres Rovena Voda për t’u punësuar.
Pjesë nga dosja:
Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thashë unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë
Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “8 Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thashë unë peshk deti, të shtrenjtë
Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait t’ja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë./albeu.com