Pas një hetimi të gjatë, i kryer nga karabinierët e kompanisë Verolanuova, tregtisë së lulëzuar dhe fitimprurëse të kokainë në Manerbio. Në pranga kanë rënë Eduardo Fertillo, 67 vjeç nga Campania dhe banues në Manerbio, djali i tij 29-vjeçar Raffaele; një 31-vjeçar shqiptar në San Zeno Klejvis Mehemeti, si dhe 64-vjeçarja Marina Frollani dhe 49-vjeçarja Chiara Galli.
Për këtë të fundit, për 67-vjeçarin (gjithashtu i akuzuar për rrëmbim me qëllim zhvatjejen) dhe për 31-vjeçarin shqiptar është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa dy të tjerët janë lënë në arrest shtëpiak.
Përgjimet
“A je në shtëpi, të pimë një kafe?”
Duke përgjuar telefonatat, duke ndjekur lëvizjet e tyre dhe duke dëgjuar bisedat e regjistruara nga chipet e vendosura në makinat që ata përdornin shpesh për të shpërndarë kokainë te klientët, karabinierët mblodhën të dhëna të shumta dhe dokumentuan shitje të ndryshme për konsumatorët në Manerbio dhe vendet fqinje.
Rolin kryesor e lunate Eduardo Fertillo. Telefoni i tij binte vazhdimisht nga kërkesat për kokainë. Kërkesat e bëra nga secili prej tyre janë të ngjashme: ndonjëherë në mënyrë eksplicite, të tjera më kritike. Për disa ka mjaftuar të kërkonin një kafe për ta pritur në shtëpinë e 67-vjeçarit dhe të dilnin me kokainë. “A je në shtëpi, të pimë një kafe?”, dëgjohet përgjimet e raportuara në urdhrin e paraburgimit të firmosur nga gjyqtari hetues Carlo Bianchetti./albeu.com