Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e Tiranës, në rrugën pranë kopshtit Botanik.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe sipas informacioneve besohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet.
Deri në momentin e tanishëm bëhet fjalë për tre të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa priten detaje të reja mbi gjendjen e të aksidentuarve dhe shkaqet e aksidentit./albeu.com