Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte dasmorë shpërtheu në flakë pasi u përplas në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra, të shtunën.
Baburao Mahamuni, Zëvendës Mbikëqyrësi i Policisë në Buldhana, tha se aksidenti tragjik ndodhi në autostradën Samruddhi Mahamarg, raporton CNN.
Të lidhura
None found
Mahamuni tha se të plagosurit po dërgoheshin në Spitalin Civil të Buldhanës.
Policia dyshon se autobusi u aksidentua për shkak të lagështisë në rrugë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit./albeu.com/
