Ka përfunduar procesi i votimit në mënyrë elektronike për kreun e Partisë së Lirisë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues të kësaj force politike. Komisioni i Zgjedhjeve ne Partine e Lirise tha se rreth orës 19:00 pritet që të publikohet edhe rezultati final.
“Në këto momente ka përfunduar procesi i votimit elektronik në Partinë e Lirisë për kryetarin e PL dhe për anëtarët e Komitetit Drejtues. Elektronikisht kemi edhe rezultatin. Pasi të verifikohet përputhshmëria e asaj që është pjesa e përfaqësisë gjinore dhe përfaqësisë së rinisë rreth orës 19:00 do jepet rezultati final”
Kreu i PL-së, pas votimit u shpreh i bindur në një fitore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, ndërsa theksoi se garancia e qytetarëve është referendumi.
“Sot i them qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por cdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni.
Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi të sigurt në triumfin e opozitës në zgjedhje. Kjo qeveri kontrollon të gjitha pushtet, por ne kontrollojmë pushtetin e lirisë”, tha Meta.