Pas 2 orësh tubim, protesta para Bashkisë Tiranë ka përfunduar. Qytetarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, pasi protestuan kundër korrupsionit dhe dosjes 5D në bashki.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes “5D”, ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK, të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.