Pas mbylljes së fjalimeve në protestën e 78-të, mijëra pjesëmarrës janë zhvendosur nga sheshi për të marshuar nëpër rrugët e Tiranës.
Qytetarët, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas dëgjuan fjalimet përpara Kryeministrisë, vijuan tubimin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një ndryshim të gjendjes politike në vend.
Të lidhura
None found
“Nesër më shumë” ishte mesazhi i përcjellë nga sheshi në fund të fjalimeve, së bashku me ftesën që protestuesit ta vazhdojnë pjesëmarrjen edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Në protestën e sotme është shënuar gjithashtu një prani e konsiderueshme e Diasporës. Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit po vijojnë marshimin përgjatë bulevardeve të kryeqytetit, ndërsa hedhin thirrje kundër qeverisë.
