Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës.
Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.
Rama ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07%.
Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93%. të votave.