Përfundon në polici qytetari që deklaroi se shiti votën

Një qytetar është shoqëruar në polici ditën e sotme për shkak se deklaroi se ka shitur votat e familjarëve në këmbim të 200 mijë lekëve.

Qytetari nga Kurbini një ditë më parë tregoi më anë të një videoje se si i erdhën në shtëpi disa persona me makina dhe i ofruan lekë në këmbim që të votojë PS-në.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se qytetari me inicialet G.P, i cili sapo ishte kthyer nga Mali i Zi, ku pononte atje si punëtor sezonal, është shoqëruar në rajonin e policisë në Lezhë për tu marrë në pyetje, ndërkohë që efektivët e policisë po vazhdojnë hetimet për persona të tjerë që mund të kenë shitur votën e tyre.


Shtuar 29.04.2021 20:28