Ka përfunduar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Në përfundim u vendos, që të enjten parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Mbledhja e cila nisi në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Deputetët e opozitës Gazment Bardhi e Ervin Salianji, akuzuan maxhorancën se është bërë mburojë e Olta Xhaçkës dhe kërkoi që çështja të mos zvarritet, por të futet në rend të ditës në seancën e ardhshme.
Kujtojmë që Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.