Përfundon ekspertiza mjekësore, trupi i pajetë i Dwamenës niset drejt vendlindjes

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për  Raphael Dwamena-n, i cili humbi jetën gjatë sfidës Egnatia-Partizani.

Tashmë mbetet vetëm publikimi i shkakut të vdekjes së tij, i cili ishte pa jetë kur u transportua në spital.

Pas kërkesës së familjarëve, nuk do të ketë homazhe në klubin e Egnatias.

Trupi i pajetë i sulmuesit është nisur menjëherë drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje.

Ishte babai i të ndjerit që ka bërë apel në Ganë dhe federata e këtij vendi së bashku autoritetet e tjera kanë bërë të mundur që trupi i Dwamena-s të niset sa më shpejt drejt vendlindjes së tij./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 14:31

Tags: