Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik i Poçemit

Nënstacionin elektrik i pompave në Poçem është përfshirë nga një zjarr si pasojë e një defekti.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në një sipërfaqe më të gjere.

Për shkak të situatës së shkaktuar është ndërprerë edhe energjia elektrike ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.


Shtuar 26.02.2023 20:59