Përfshihet nga flakët Xhamia në Bulqizë, dëme të mëdha materiale

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shupenzë të Bulqizës, ku një Xhami është përfshirë nga flakët, duke u djegur në një pjesë të madhe të saj.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve.


Shtuar 21.03.2025 07:58